Idrizi: Dashamir Tahiri do mbajë Dulen kalapiç, ne mezi e mbajtëm se…
Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka thumbuar bashkëthemeluesin e kësaj force, ish-deputetin e PDIU, Dashamir Tahirin, i cili do të kandidojë për deputet në listën e PD-së në Vlorë. Duke iu referuar renditjes i pesti në listë të Dashamir Tahirit dhe i treti Vangjel Dule, Idrizi tha se PD në Vlorë nuk ka marrë asnjëherë 5 deputetë dhe aq më pak kësaj radhe. Idrizi tha se ai do ta marrë kalipiç kreun e PBDNJ-së që mbron interesat e minoritetit grek në Shqipëri.
“Në listën e PD-së i 3 është Vangjel Dule i 5 Dashamir Tahiri. Një konfigurim i tillë i padrejtë jo vetëm i padenjë. PD nuk ka pasur asnjëherë 5 deputetë dhe akoma më pak do të arrijë kësaj radhe. Atëherë nuk e kuptoj se ky i pesti ça kërkon aty. Do thoni ça keni me zotin Dule. Ka qenë një person që vazhdimisht është bërë ngacmues pa sens duke thënë që çështja çame nuk ekziston. Një rast kur kërkuam 1 minutë heshtje në parlament 139 deputetë u çuan më këmbë vetëm Dule jo, sikur donte të provokonte. Mbaj mend që Dashi ishte shumë i nxehur dhe mezi po e mbanim të shkonte të rrihte Dulen.
E pashë në një intervistë që thoshte se do e kap për veshi t’i tregoj tokat e Çamërisë por kësaj radhe me sa duket do e marrë kalapiç. Do punojë që të fitojë Dule”, tha Idrizi ne studion e “Opinion” ne “News24”.