Ikën “Mbretëresha e Liverpulit” Cilla Black

 

“Mbretëresha e Liverpulit” Cilla Black është përcjellë sot për në banesën e fundit mes lotësh nga mijëra persona.

72­vjeçarja u nda nga jeta pas një aksidenti ku përplasi kokën në pushimet e kaluara në Spanjë.

E cilësuar si “Hirushja liverpulase” Cilla Black është përcjellë nga dhjetëra kolegë mes tyre edhe këngëtari dhe

kolegu i saj Tom Jones.

Prezantuesja dhe këngëtarja la pas një krijimtari shumë të pasur në botën e televizionit dhe të muzikës.

Kënga e lamtumirës u këndua nga Sër Cliff Richard i cili emocionoi gjithë të pranishmit.

 

SHKARKO APP