Ikje spektakolare nga Gjykata, Kasaj kapet në Greqi

Mikel Kasaj, i arratisur nga gjykata e Vlorës një vit më parë, është vënë në pranga në Greqi. Kasaj, sipas policisë greke, u arrestua në Athine si pjesëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa.

Në këtë operacion u arrestuan gjithsej 6 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë. Gjatë operacionit policia sekuestroi ndër të tjera një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis.

29-vjeçari Mikel Kasa, arriti të arratisej në mënyre spektakolare nga salla e gjykatës së Vlorës më 23 maj të vitit të shkuar, menjëherë sapo u shqiptua dënimi ndaj tij me 3,4 vite burg. Kasa ishte akuzuar për pengmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?