IKMT dhe ARRSH largojnë ndërtimet pa leje në aksin Elbasan–Rrogozhinë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT),  në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH),  po vijon me intensitet aksionin për prishjen e ndërtimeve të paligjshme përgjatë akseve rrugore kombëtare,  duke garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e infrastrukturës.

Aktualisht, ndërhyrja po zhvillohet në aksin Elbasan–Rrogozhinë,  ku grupet operacionale të IKMT-së dhe ARRSH-së po largojnë objektet që cenojnë distancat e sigurisë dhe pengojnë qarkullimin normal të automjeteve.

IKMT ka publikuar pamje nga terreni,  duke theksuar se këto ndërtime përbëjnë jo vetëm shkelje ligjore,  por edhe rrezik për jetën e përdoruesve të rrugës,  si dhe pengesë për investimet publike në transport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni synon, rikthimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme,  garantimin e standardeve të sigurisë rrugore,  përmirësimin e kushteve për qarkullim,  mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare në përputhje me normat europiane

Swiss Digital Mobile Reklama

IKMT bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët dhe operatorët privatë,  duke paralajmëruar se veprimet e paligjshme nuk do të tolerohen. Aksione të ngjashme priten edhe në akse të tjera në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?