Ikona e bukurisë Armina Mevlani

 

 

Tashmë është kthyer në një ikonë bukurie e  modelimi. Armina Mevlani ka treguar se stina e saj e preferuar është vjeshta. Kështu, e dashura e djalit të ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, ka publikuar disa fotografi në të cilat bien në sy ngjyrat e vjeshtës.

“Që në moshë të vogël, kur bëja rrugën për në shkollë, fiksohesha me erërat karakteristike të stinëve dhe era e vjeshtës ka qenë gjithmonë e preferuara ime. Ndoshta edhe sepse jam natyrë tepër romantike. Sa herë që mendoja për ngrohtësinë, ishte momenti kur zhytesha në krevatin e ngrohtë, jashtë binte një shi i lehtë dhe kur mendoja “shpresën”, më paralelizoheshin me këtë fjalë ditët me gjethe të rëna, pak të ftohta, por në të njëjtën kohë me diell”, ka shkruar ajo në blogun e saj.

SHKARKO APP