Iku duke marrë me vete misterin e lidhjeve me Enver Hoxhën
Nga Auron Tare –
Një vit më parë, më 25 janar 2014, vdiq në moshën 96-vjeçare i fundit oficer i Shërbimit Sekret Amerikan OSS, Nick Kukich, i cili shërbeu pranë Shtabit të Përgjithshëm Partizan.
Nick Kukich ishte një prej oficerëve që u dërguan nga Fultz-i në Shqipëri për të ndihmuar partizanët.
Ishte mjaft i afërt me Enver Hoxhën, por nuk dihet nëse i mbajti lidhjet me diktatorin komunist edhe pas lufte.
Nga oficerët amerikanë të OSS, njihej si personi me lidhjet më të afërta me Enver Hoxhën.
4 vite të shkuara, kur e kontaktova për t’i bërë një intervistë për publikun shqiptar, nuk mund të fliste pasi ishte sëmurë, por i biri më tha se për vite me radhë nuk kishte folur kurrë për eksperiencën e tij shqiptare.
Në foton e botuar këtu duket Kukich në shpellën e famshme në gjirin e Gramës, ku ishte edhe baza e parë e OSS.
Iku duke marrë me vete misterin e lidhjeve me Enver Hoxhën.