Ilda Bejleri apo Viola Spiro? Cila po e “eklipson” Messin! (Foto)

 

Lionel Messi është rikthyer fuqishëm, pas dëmtimit. Ai shënoi një dopietë ndaj Romës, në fitoren tenistike, 6-1, në ndeshjen e parafundit të UEFA Champions League, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet më shpejt.

Kjo ishte ndeshja e parë e plotë që luajti në fushë, pas dëmtimit që e mbajti larg për afro dy muaj larg fushave lojtarin argjentinas. Rikthimi i tij në një formë po aq të jashtëzakonshme sa më parë, e ka bërë Messin favorit për të fituar për herë të pestë trofeun e Topit të Artë.

Thuajse të gjitha mediat botërore i kanë kushtuar jehonë formës dhe paraqitjes së Messi. Pa shumë komente, rikthimi, loja dhe golat e tij janë konsideruar si brilantë. Pothuajse të gjithë adhuruarit e futbollit kudo në botë mezi e prisnin rikthimin e tij.

Por mungesa e tij në Shqipëri duket se është eklipsuar goxha nga personazhë të tjerë.

Në rrjetet sociale, komentuesit thonë se prezantuesja simpatike Ilda Bejleri me paraqitjet e saj e ka “eklipsuar” Messin gjatë kohës së mungesës, aq sa vetëm në Shqipëri nuk është ndier mungesa e tij.

Madje edhe një vajzë tjetër simpatike shqiptare, Viola Spiro, ndonëse tashmë e larguar nga bota e sportit, nuk i ka munguar ekranit dhe kështu mungesa e Messit është bërë akoma edhe më e zbehtë.

Të dyja vajzat e njohura në ekranin sportiv janë përzgjedhur nga “opinion.al” si vajzat më seksi në Shqipëri dhe kanë marrë vlerësime të shumta qoftë në votim apo edhe në një emision të fundit.

Në ekranin ku ato shfaqen, ka entuziazëm nga drejtuesit e kolegët për vlerësimin e tyre.  

Pra, talenti dhe mungesa e Messit nuk befason askënd, pasi vendi ynë në mungesë të një talenti të tillë si Leo Messi ka personazhë të tjerë me shumicë për t’u krenuar.                         

SHKARKO APP