Ilir Meta e quan gjyqin e stisur: S’e kuptoj konfliktin me avokatët, kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit

Ish-presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar në seancën e zhvilluar këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendimin për shtyrjen e procesit gjyqësor dhe pezullimin e afateve të paraburgimit. Shkak për shtyrjen e seancës u bë bojkoti i avokatëve, ndërsa gjykata vendosi edhe gjobitjen e tyre. Në të njëjtën kohë, u pezulluan afatet e masës së sigurisë ndaj Metës.

Gjatë seancës, Meta shprehu shqetësimin e tij për situatën, duke argumentuar se ai ka qenë i pranishëm në proces që prej ditës së parë dhe se nuk duhet të penalizohet për një konflikt mes mbrojtjes dhe gjykatës. Sipas Metës, pezullimi i afateve të paraburgimit për shkak të mungesës së avokatëve është i pajustifikuar.

”Unë kam qenë i pranishëm që prej ditës së parë. Në mënyrë abuzive përdoret mungesa e avokatëve për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg”, është shprehur ai. Meta ka kundërshtuar gjithashtu kërkesën e prokurorisë për pezullimin e afateve, duke deklaruar se është i gatshëm që procesi të vijojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Unë jam këtu dhe jam që të vijoj gjykimi. Unë nuk mund t’i kërkoj avokatit tim të humbasë licencën”, tha Meta. Ai ka thënë se konflikti mes avokatëve dhe gjykatës nuk është shkaktuar prej tij, ndërsa ka përmendur edhe kërkesën e tij për ndërhyrjen e Kuvendit në lidhje me situatën. Pas largimit të trupës gjykuese nga salla, Meta ka vijuar me akuzat e tij, duke pretenduar se konflikti është “i stisur” nga persona që ai i lidhi me Ergys Agasin. Procesi ndaj ish-presidentit do të vijojë në një seancë tjetër, pas vendimit të gjykatës për shtyrjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?