Ilir Meta në festën e 1 qershorit
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një aktivitet festiv me fëmijë të Njësisë administrative nr. 2 në Tiranë me rastin e festës së 1 qershorit.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili duke folur para fëmijëve dhe prindërve të pranishëm, u shpreh se kjo ditë na fton të gjithëve të jemi më të vëmendshëm ndaj fëmijëve për t’u dhuruar sa më shumë kujdes, dashuri, ngrohtësi dhe për t’u dhënë një mbështetje sa më të fortë çdo ditë.
“Duhet të jetë një ditë që të na ftojë të gjithëve të jemi më të vëmendshëm ndaj fëmijëve për t’u dhuruar sa më shumë kujdes, sa më shumë dashuri, sa më shumë ngrohtësi dhe njëkohësisht për t’u dhënë një mbështetje sa më të fortë çdo ditë në mënyrë që ata të rriten më të shëndetshëm të rriten të edukuar, të rriten me shpresë se do t’i realizojnë ëndrrat e tyre”, – tha Ilir Meta, teksa theksoi se të gjithë duhet të kontribuojmë me më shumë dashuri dhe solidaritet, që këto vlera t’i rrënjosim fort në shoqërinë tonë e në mënyrë të veçantë te fëmijët.
“Ndaj unë i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuuar sot, jo thjesht për të bërë dhuratë, por për të dhuruar më shumë dashuri më shumë solidaritet sepse kemi nevojë që këto vlera t’i rrënjosim fort në shoqërinë tonë e në mënyrë të veçantë te fëmijët tanë, te rinjtë tanë në mënyrë që të kemi një shoqëri njerëzore të vërtetë ku fëmijët tanë të rriten në paqe dhe në lumturi. Gëzuar 1 qershorin dhe 1 qershor qoftë çdo ditë e këtyre fëmijëve!”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit.