Ilir Meta përkujton 115-vjetorin e lindjes së Shën Terezës: Simboli më i madh shqiptar e botëror i humanizmit
Nga Ilir Meta
Në 115-vjetorin e lindjes së Shën Terezës, simbolit më të madh shqiptar e botëror të humanizmit, solidaritetit dhe dashurisë pa kufij, ne përulemi me nderim para veprës së Saj hyjnore, që mbetet përjetësisht një dritë udhërrëfyese për njerëzimin.
Trashëgimia e Shën Terezës është thirrje e përhershme që secili prej nesh, me zemër plot dashuri e përkushtim, të kujdeset për tjetrin, të japë ndihmë e mbështetje atje ku ka nevojë, duke e bërë shoqërinë tonë më të drejtë, më humane e më të bashkuar.
Urtësia dhe porositë e Saj le të na frymëzojnë të ndërtojmë një Shqipëri më të begatë dhe një komb më të fortë, ku secili qytetar ndjehet i përqafuar nga dashuria njerëzore.
Siç na mëson Shën Tereza: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
KOHA JONË SONDAZH

