Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 07:43 Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) njoftoi të premten pezullimin e të gjitha fluturimeve në të gjithë vendin , për shkak të problemeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Meta reagon pas shtyrjes së gjyqit dhe pezullimit të afateve të paraburgimit: Jam gati të mbrohem vetë

Lajme E enjte, 22 Tetor 2026 14:19
Ilir Meta reagon pas shtyrjes së gjyqit dhe pezullimit të afateve të paraburgimit: Jam gati të mbrohem vetë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se qëndron pas konfliktit mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që sipas tij po përdoret për ta mbajtur në paraburgim. Meta kundërshton shtyrjen e seancës së sotme dhe pezullimin e afateve të paraburgimit, duke këmbëngulur se është i gatshëm të mbrohet vetë në Gjykatë.

Postimi i plotë

Drejtësia me Regji arrin nivelet më të larta. Seanca e sotme e gjykimit ndaj meje u vonua me rreth 40 minuta sepse asnjë nga prokurorët nuk ishte i pranishëm, në ora 10:00, siç ishte vendosur javën e kaluar edhe me dakordësinë e 2 prokurorëve të çështjes (nga 3 gjithsej). Por më në fund dera u hap dhe një zotëri me togë të zezë u shfaq plot solemnitet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Unë kujtova se duhej të ishte një nga avokatët e caktuar nga gjykata, nga lista e Ministrisë së Drejtësisë (Qeverisë Rama 4), për të mbrojtur mua. Por u zhgënjeva shpejt, sepse në vend të vinte pranë meje në platformën e xhamit, u ul përballë meje në vendin e 3 prokurorëve që mungonin. Pa u ulur ai mirë, u hap dera dhe u ul menjëherë edhe trupi gjykues që zuri podiumin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prokurori që nuk ka asnjë lidhje me çështjen time, pasi u prezantua, kishte ardhur vetëm për të lexuar kërkesën e 3 kolegëve të tij për ndërprerjen e shtyrjen e seancës dhe për pezullimin e afateve të mia të paraburgimit. Duke uruar që të 3 prokurorët e çështjes time të gëzojnë të shëndet të plotë, meqë jemi edhe në stinë virozash, i kërkova përsëri trupit gjykues, sikurse ja kam kërkuar edhe dje me shkresë zyrtare, që të vazhdonte gjykimi im, sepse isha dhe jam në gjendje të mbrohem vetë dhe se këtë të drejtë ma jep ligji dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Mund t'ju interesojë

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 8 minutash
Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai...

Para 7 orësh
Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve anëtare

Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të ...

Para 9 orësh

Trupi gjykues u tërhoq për vendim dhe pas këshillimit mes tyre, deklaroi me pak fjalë, se seanca e gjykimit do të shtyhej jo vetëm për shkak të mungesës në bankën e avokatit (ishte prezent në sallë) të mbrojtësit tim ligjor, Av. Bujar Musta, që e ka të pamundur marrjen pjesë për shkak të konfliktit GJKKO Shkallë e Parë – Dhoma Kombëtare e Avokatisë sepse i hiqet licenca automatikisht.

Gjykata fajësoi për mosparaqitje edhe dy avokatët që ajo po vetë i caktoi pa më pyetur mua fare, të përzgjedhur prej saj nga lista e Ministrisë së Drejtësisë (Qeverisë Rama 4). Afërmendsh, gjykata miratoi kërkesën e prokurorit të deleguar, i cili nuk mund të kthehej duarbosh te 3 kolegët që kishin punë më të rëndësishme, për pezullimin e afateve të mia të paraburgimit. Por gjykata, të paktën, na njoftoi një haber të mirë, se sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila prevalon mbi ligjet vendase, seancën tjetër unë do të mbrohesha vetë, pa avokat.

Ajo që ende nuk po kuptoj është se përse u anullua seanca e sotme gjyqësore, kur Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, ma ka njohur këtë të drejtë, që unë ia kam shprehur verbalisht dhe zyrtarisht me shkrim trupit gjykues, para çdo seance. Dhe përse duhej të mos zhvillohej sot gjyqi kur prokurori ishte, kur unë isha (nuk kam munguar kurrë në asnjë seancë) dhe kam të drejtën të mbrohem pa avokat, dhe kur trupi gjykues ishte aty. Po kështu, pyes veten përse janë anuluar këto seanca kur mund të zhvilloheshin pa praninë e avokatit?

Përgjigjen më të mirë e mora kur pashë në media se Kuvendi sot ka vendosur të mos e përfshijë në programin e punimeve, nismën ligjore të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi për zgjidhjen e konfliktit të qëllimshëm dhe me regji të qartë politike, midis GJKKO Shkallë e Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që siç e kemi theksuar vazhdimisht po provohet se është një konflikt i orkestruar nga Edi Rama.

Por këtu nuk është thjesht problemi i cënimit të lirive të Ilir Metës, pasi unë kam edhe privilegjin ta kem emrin ILIR, por fakti se ky konflikt po prodhon pasoja shumë të rënda. Nga 1 shtatori 2026 dhe derimë tani, janë shtyrë rreth 600 seanca gjykimi, nga të cilat vetëm 6 janë të Ilir Metës. Pasoja shumë e rëndë është se për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe kriminale Ilir Metën në paraburgim, po e pësojnë qindra qytetarë të tjerë të pandehur dhe të privuar nga liria, që ju shtyhen proceset gjyqësore dhe ju pezullohen padrejtësisht afatet e paraburgimit

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 8 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 1 ore

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.