Ilir Meta uron besimtarët myslimanë: Qoftë Ramazani burim drite dhe shpresë për të ardhmen

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit. Meta u ka uruar besimtarëve shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi. Meta shpreson që muaji i Ramazanit të jetë burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen.

Postimi i plotë

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi!

Swiss Digital Desktop Reklama

Qoftë ky Muaj i Shenjtë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes nesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.” – Kuran.

Me besim të palëkundur në Zot, u bashkohem lutjeve tuaja për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.

Qoftë Ramazani burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?