Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi lexon raportin e PD: Deputetët të votojnë pro kërkesës së SPAK
Kuvendi është mbledhur në seancë plenare për të votuar heqjen ose jo të imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi lexoi përmbledhjen e raportit të PD, për çështjen e Ballukut dhe u kërkoi deputetëve të votojnë pro dhënies së autorizimit sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
“Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar me relacionin dhe provat përkatëse, është shqyrtuar nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në mbledhjet e datave 19 dhjetor 2025 dhe 23 shkurt 2026. Pesë anëtarë të pakicës parlamentare, pas analizimit të çështjes, rekomanduan që deputetët të votojnë pro dhënies së autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurisë aktuale me ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe pezullimin e ushtrimit të funksioneve publike të deputetes Balluku. S
ipas nenit 73 të Kushtetutës dhe qëndrimeve të Komisionit të Venecias, imuniteti parlamentar nuk është privilegj personal, por mbron veprimtarinë normale të Kuvendit. Ai mund të hiqet kur nuk ka dyshim se akuza është e motivuar politikisht. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2012 synuan të forcojnë përgjegjësinë penale të zyrtarëve të lartë dhe të afronin standardet e imunitetit parlamentar me ato të qytetarit të zakonshëm, duke garantuar barazinë para ligjit”, tha ndër të tjera Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

