Indeksi i Tregtisë së Lirë, Shqipëria e 13-ta në botë

“Jam këtu për t’ju informuar për një lajm tjetër tepër pozitiv për Shqipërinë. Këtë e konfirmon studimi më i fundit i Heritage Foundation, sipas të cilit Shqipëria renditet e 13-ta në Botë nga 186 ekonomi në indeksin e Tregtisë së lirë për vitin 2017. Ky indeks është ndër mëprestigjiozët në nivel ndërkombëtar DHE Sipas këtij klasifikimi, Shqipëria arrin në vend të parë në rajon”.

Kështu u shpreh sot ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi.

Ky raport publikohet çdo vit nga Heritage Foundation dhe këtë vit vendi ynë rezulton të jetë i përmirësuar me 20 pozicione në renditje. Ky është njëtregues domethënës për vendet  që aplikojnë barriera tëulta tregtare, që ndikon në zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen  ekonomike.

Qasja kryesore e këtij indeksi bazohet në peshën që zënë tarifat doganore si dhe barrierat jo tarifore.

Shqipëria vlerësohet me një rezultat mbresëlënes, sepse ka çfarë të tregojë. Sipas sistemit të harmonizuar tënomenklaturës së mallrave për Shqipërinë:

•      49% e kësaj liste është me tarifë doganore 0%;

•      18% e kësaj liste është me tarifë doganore 2%;

•      0.3% e kësaj liste është me tarifë doganore 5%;

•      2,4% e kësaj liste është me tarifë doganore 6% ;

•      19,3% e kësaj liste është me tarifë doganore 10%;

•      12% e kësaj liste është me tarifë doganore 15%;

SHKARKO APP