Indeksimi i pensioneve, Teliti: Plot 16 lekë shtesë në ditë për moshën e tretë

Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka komentuar lajmin për indeksimin e pensioneve me 2.5%, që do të nisë nga 1 tetori. Për të janë 16 lekë shtesë në ditë për shtresën e moshës së tretë. Sipas tij qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit.

“Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! Lajm i madh: Nga 1 tetori pensionet indeksohen me plot 2.5%! Plot 16 lekë shtesë në ditë për shtresën e moshës së tretë. Mos të ankohemi kot…të paktën koston e një kafeje në shtëpi po e jep qeveria. Mbaruan zgjedhjet? Epo mbaruan edhe “bonuset magjike”. Tani pensionistët duhet të kënaqen me gjysma indeksime – sepse sipas qeverisë, jetesa qenka bërë më e mirë e jo më e vështirë. Faleminderit për kujdesin konstant… çdo 4 vjet!”, shkruan Teliti.

Nga 1 tetori pensionet në Shqipëri do të rriten me vetëm 2.5 për qind. Përfitimi për të moshuarit do të jetë simbolik: 475 lekë më shumë në qytet dhe 225 lekë në fshat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?