India, projekte për portet shqiptare
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim ambasadoren e Indisë për Shqipërinë Riva Gaunguly Das. Ministri Haxhinasto u shpreh se mirepritet një shtim i prezencës së kompanive Indiane.
Ministri u ndal tek nevoja për të përfunduar, marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për Transportin Detar. Ministri kërkoi gjithashtu realizimin e një projekti në infrastrukturën portuale nga granti i Programit Teknik të Bashkëpunimit Ekonomik Indian (ITEC).
Haxhinasto theksoi se India mund të ofrojë asistencën e saj për Shqipërinë për thellimin e Porteve te Durresit, Vlorës e Shëngjinit, si dhe për të krijuar mundësinë për të bërë të lundrueshëm lumin e Bunës.