Industria e qeramikës ndalon frymëmarrjen
Nga Zef Shtjefni
Nuk ka ndodhur ndonjëherë tjetër që gjithë industria e qeramikës në Shqipëri të ndalet. Është praktikë që një herë në 3-4 vite, fabrikat ndalen për remont e shërbime. Por këtë radhë, fabrikat e qeramikës në vend, të cilat prodhojnë tulla, blloqe e tjegulla qeramike për ndërtimet e ndryshme civile e industriale të ndalen në bllok, sepse i kanë sheshet plot, ngaqë nuk kanë më blerës. Kjo erdhi sepse për muaj të tërë u ndaluan lejet e ndërtimit. Numri i këtyre fabrikave në vend tashmë është përgjysmuar. Por kanë ranë në mënyrë drastike dhe çmimet e prodhimeve të tyre, sepse sherret politike nëpër këshillat komunalë e bashkiakë i kthyen lejet në tregti luksi, i lanë qytetet dhe brigjet e Shqipërisë pa plane rregullimi territori. Plus kësaj mbërriti dhe kriza ekonomike globale, e cila trembi bankat që të mos investojnë. Shqipëria e pati mbërritur Greqinë dhe tejkaloi dukshëm vendet fqinje si Serbia, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Mali i Zi në industrinë e qeramikës. U ndërtuan 12 fabrika të reja në vend me teknologji italiane e gjermane gjatë këtyre 20 viteve, krahas disa të tjerave me teknologji vendi që kishim. Mirëpo sot kanë mbetur në këmbë vetëm 7 prej tyre. Vitin e kaluar falimentoi fabrika më e madhe në vend, Volalba e Lushnjës. Fabrikat e Lezhës, Fushë-Krujës,Maminasit kanë mbijetuar vetëm sepse mbërritën deri në Kosovë me prodhimet e tyre shumë cilësore. Por që në dhjetëditëshin e dytë të dhjetorit 2014, asnjë oxhak i këtyre fabrikave nuk shihet se është gjallë. I kanë plot sheshet me prodhime fabrikat e Maminasit, Fushë-Krujës, Lezhës, Edil Centro e Tiranës dhe ajo e Korçës. Vetëm ndonjë kamion i rrallë i viziton ato në këto ditë të ftohta dimri. Nuk ka ndodhur kurrë një paralizë e tillë. Edhe pse në mes të dimrit dhe krizës, ato nuk kanë pushuar ndonjëherë zhurmën e punës së tyre. Është afro 2000 familje zinxhiri i punësimit direkt i këtyre fabrikave moderne. Por mund të jetë dhjetë-fish më i madh zinxhiri i të punësuarve indirekt. Në secilën prej këtyre fabrikave janë bërë investime nga 10-15 mln euro. Mjaft të rëndësishme këto për ekonomi si kjo e Shqipërisë. Kontributi i tyre fiskal në buxhetin e shtetit dhe të komunave është shumë i rëndësishëm. Të gjitha stafet e fabrikave, edhe pse i njohin mirë vështirësitë e krizës ekonomike globale, prapë bëjnë fajtor për këtë gjendje paralize politikën shqiptare. Nga asfiksia graduale prej 4-5 vitesh me lejet e ndërtimit, te errësira e perspektivës ndërtimore në vend, me mungesën e planeve perspektive të zhvillimit të qyteteve dhe sidomos të bregdetit; nga ligjet mashtruese që bënteqeveria e Saliut për gjoja rimbursimin e akcizave dhe TVSH, deri te vështirësitë e panumërta të furnizimit të rregullt me energji elektrike; nga pirateria e administratës publike,te pasiguria nga kriminaliteti i lartë ne vend etj., ky është vargani i madh i vështirësive që ulën në gjunjë edhe këtë industri të re dhe pararojë që kemi, e cila ka ndërtuar e zhvilluar Shqipërinë në çdo skaj të saj. Ngado që të hedhësh sytë, kur je brenda në shtëpi, kur je në zyrë, apo kur je jashtë e kundron qytetet tona, kudo je i rrethuar nga prodhimet cilësore të kësaj industrie. Nuk kanë krahasim me asgjë ndërtimet e qeramikës tash 4000 e këtej vjet. Futja masive e ndërtimeve qeramike në Shqipëri, duke zëvëndësuar detritet, betonet e asbestet kanceroze, është një nga vlerat më të mëdha që kemi e do të trashëgojmë gjatë, edhe pse nuk kemi hequr akoma polisterolin ekspoloziv nëpër dysheme. Sigurisht, nuk ka asnjë faj për kaosin e ndërtimeve në vend industria e qeramikës e as ndërtuesit. Faji është vetëm i administratës publikedhe i politikës së paaftë e të korruptuar që na ka qeverisur me turne. Industria jonë e qeramikës, avanguadia e industrisësë re shqiptare, prej vitesh ka nisur dhe eksportin e prodhimeve të saj drejt Kosovës,Malit të Zi etj. Kjo u bë e mundur me rrugët që u ndërtuan, por dhe me mbylljen tremujore të kufijve me Serbinë që Kosova bëri para dy vitesh. Po sot industria jonë nuk arrin të jetë kompetitive as në Kosovë e as në tregjet e tjera përreth. Kjo, jo ngaqë është më inferiore në teknologji. Përkundrazi, Serbia me teknologjinë jugosllave të viteve ‘70-‘80 e ka zili industrinë tonë dhe po bën çmos përmes politikës dhe mafies së saj në Kosovë që tëngrejë tash e parë barriera artificiale doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nga ana tjetër, serbët kanë gaz, kanë shtetin përkrah dhe akcizat jo vetëm nuk ua merr fabrikave të veta,por ua heq që në burim krahas benefiteve të tjera që kanë fabrikat që eksportojnë në Kosovë. Luftën me armë dje në Kosovë e ka zëvëndësuar sot lufta tregtare. Është pozitiv fakti që qeveria e zotit Rama e korrigjoi vendimin e lejeve të ndërtimit. Ndalimi total i tyre, u shkaktua edhe nga makutëria e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, LulzimBasha, për të leje gradaçelash poshtë digës së LiqenitArtificial, si dhe e shumë komunave në ikje për të dhënë leje në lulishtet e trotuarët e qyteteve, siç është bërë para ish-selisësë PD-së, apo mbi rërën e plazheve. Kjo e bëri qeverinë që të gabojë,duke dënuar e ndaluar masivisht punën në sektorin e ndërtimit. Edhe vendimi i qeverisë Rama për likujdimin e debive të akcizave dhe tvsh-ve të qeverive mashtruese të Sali Berishës, është jetik për gjithë bizneset, por veçanërisht për industrinë tonë. Por prapvihet re se fabrikat e industrisë sonë qeramike janë të fundit që marrin paratë e borxheve të premtuara nga qeveria. Vështirësi të tjera të mëdha u sjell atyre edhe Ligji Minerar për kavot e argjilave, i cil edhe pse u muar disa herë nëpër duar, prapë ua la në dorë fabrikave dopio-gjashtën e pronësisë së sipërfaqeve minerare,duke i lënë ato në pasiguri të plotë për të nesërmën si dhepër zbatimin e kërkesave të tjera të ligjit. Dëmi ndaj kësaj industrie tashmë është bërë fakt i kryer dhe do kohë të korrigjohet. Industria e shtëpive tona është jetike për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj ajo
duhet ndihmuar me emergjencë që të mos shuhet, sepse krahas humbjes së mijërave vendeve të punës e qindra miliona eurove taksa, do na detyrojë shpejt që t’i blejmë tullat e tjegullat prapë jashtë,sa frëngu pulën.