Industria minerare kërkon ulje të tarifës së çmimit të referencës
Industria minerare kërkon uljen e tarifës së çmimit të referencës dhe rentes minerare, si një mënyrë për të përballuar humbjet e ndjeshme që po shkaktohen nga rënia e çmimeve të lëndëve të para në tregjet botërore.
Gjatë një takimi me Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, përfaqësuesit e industrisë minerare në Bulqizë kanë argumentuar se rënia e ndjeshme e çmimit të kromit në tregjet ndërkombëtare ka tkurrur fitimet e tyre në një kohë që shpenzimet mbeten të larta.
Ata kanë kërkuar ndihmë nga qeveria, në të kundërt do të shkurtojnë fuqinë punëtore.
“Me këto çmime reference ne penalizohemi në lidhje me rentën minerare. Sot çmimi është përtokë, të paguash 6% të një çmimi të referencës që është shumë i lartë absolutisht kjo duhet parë patjetër. Na kanë rritur prapë rentën në shitjet e brendshme.Jo pak por në mënyrë të konsiderueshme”.