Informaliteti, qeveria: Ja sa do shpërblehen “spiunët”

 

Qeveria ka vendosur që t’i shtojë të ardhurat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me 10 milionë lekë të reja.

Në vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është përcaktuar që kjo shumë të përdoret ngprej saj pikërisht për përballimin e shpenzimeve që kryhen në kuadër të nismës kundër informalitetit.

Më konkretisht, të ardhurat shtesë do të përdoren për:

a) shpërblimin e informatorëve të jashtëm, për shkeljet e dyshuara dhe të vërtetuara nga administrata tatimore në fushën e përdorimit të pajisjeve fiskale nga subjektet tatimpaguese;

b) blerjen e mallrave dhe shërbimeve, nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për verifikimin në vend të subjekteve tatimpaguese, për përdorimin e pajisjeve fiskale.

SHKARKO APP