Informaliteti, QKR apel bizneseve që të regjistrohen

Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) u bën thirrje bizneseve që të regjistrohen, në kuadër të fushatës kundër informalitetit që do të nisë në shtator nga qeveria. Vasilika Vjero, kreu i këtij institucioni në një dalje publike bëri apel për regjistrim dhe formalizim, ndërsa tha se QKR po punon me orare të zgjatura.

“Apeli ynë është regjistrohuni, formalizohuni, pajisuni me kasat fiskale dhe mos shisni pa kuponin fiskal. Operacioni i gjerë kundër informalitetit mund t'ju kushtojë shumë më tepër në terma financiarë dhe ligjorë, atyre që mendojnë se fitojnë më shumë duke qëndruar jashtë binarëve të ligjit”, deklaroi Vjero.

Aktualisht, në QKR në total janë regjistruar 169.528 biznese që kanë aktivitet të përhershëm. Vetëm gjatë muajit korrik-gusht 2015 bëri të ditur Vjero është bërë një numër i lartë regjistrimesh, 3982.

Kreu i QKR shprehet se kjo është shenja e parë e daljes nga zona gri të informaliteti të bizneseve që nuk janë regjisrtuar prej më shumë se një viti.

SHKARKO APP