Informaliteti sjell përplasje tatime-biznes, “Pse kanë rënë xhirot?!”

 

Beteja ndaj Informalitetit, që ka ndërmarrë qeveria, ishte konsideruar e vështirë dhe e tillë po rezulton.

Sektori i terrenit në Drejtorinë Rajonalë të Tatimeve në Tiranë ka ndërmarrë një aksion tjetër në terren duke u kërkuar arsye specifike bizneseve se pse kanë rënë xhirot. Në fokus sërish janë pikat e tregtisë me pakicë të mallrave dhe shërbimeve.

Inspektorët tatimore nëpërmjet një akt konstatimi të posaçëm kërkojnë nga biznesi arsye specifike për xhirot e ulëta.

Administratori i një supermarketi në Tiranën e Re pohoi se një herë në tretë ditë tatimoret i kërkojnë arsyet e rënies e xhiros.

Por tatimpaguesi i shqetësuar për vizitat e shpeshta pohon se arsyet e rënies së xhiros lidhen me rënien e konsumit. Ndaj dhe pse brenda një javë grupet e tatimore të bëjnë të njëjtën pyetje kur arsyeja është e njëjta, – pohon tregtari.

Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve ka orientuar inspektorët për daljen në terren për të gërmuar fakte se pse po raportohen rënie xhirosh nga biznesi pas aksionit anti-informalitet, që nisi shtator.

Sipas të dhënave, në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë, por nga ana tjetër vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht.

Në shtatorin e 2014-s, vlera mesatare e kuponit tatimor ishte 2200 lekë.

SHKARKO APP