Infrastruktura dhe ndërtimi prej kohësh janë parë si “botë burrash”….

“Infrastruktura dhe ndërtimi prej kohësh janë parë si “botë burrash”, por dita-ditës ky koncept po ndryshon dhe vajzat shqiptare kanë treguar se jo vetëm që ia dalin, por edhe shkëlqejnë kur u jepet mundësia.

Sot, në prani të Kryeministrit Edi Rama, nënshkruam marrëveshjen mes #MIE dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, që hap një dritare të re mundësish për studentet e shkencave inxhinierike: Praktika pune me pagesë, në zemër të zhvillimit të infrastrukturës së vendit tonë.

Kapitali njerëzor është thesari ynë më i çmuar, ndaj jemi të vendosur të krijojmë më shumë hapësira, më shumë mundësi, më shumë rrugë për rritje profesionale për të gjithë të rinjtë tanë. Sot, kemi hedhur një tjetër gur themeli drejt një Shqipërie 🇦🇱 më gjithëpërfshirëse dhe më të zhvilluar”- shkruan zv/kryeministrja dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?