Ingrid Gjoni kuq e zi në rrugët e New Yorkut (FOTO)
Këngëtarja ndodhet në Amerikë si pjesë e një turneu për festat e fundvitit. Nuk ka nguruar që të tregojë dhe anën e saj si modele dhe format fizike. E veshur me një fustan me motive kuq e zi, ku dominon figura e shqiponjës, Ingridi ka pozuar në rrugët e Manhattanit.
Fotograf ka qenë Juxhin Kurti, i cili në këto ditë është në pushime në New York. Fotot i ka publikuar vetë artistja në rrjetin e saj social instagram, ku ndihet e lumtur që ndodhet atje për të dhënë koncert për të gjithë bashkëkombësit tanë.
Vitet e fundit jo vetëm këngëtarja Gjoni por dhe shumë artistë të estradës sonë kanë koncerte për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në New York. E lumtur për këtë fat, Gjoni ka dashur ta ndajë me fansat e saj, momente të paharrueshme dhe ndihem shumë e lumtur, kanë qenë fjalët e Ingrid Gjonit.
R.Sh