INSIG, nis procedura e tenderit: Paraqiten 4 oferta‏

Sot u  zhvillua procedura e tenderit të hapur për shitjen e 100% te aksioneve të shoqërisë Instituti i Sigurimeve (“INSIG”) sh.a.

“Procedura e tenderit të hapur u zhvillua në përputhje me legjislacionin në fuqi për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jo strategjik, përkatësisht ligji nr. 8334, datë 23.04.1998 “Për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jo strategjik” (i ndryshuar), Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 529, datë 21.08.1998 “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërisë tregtare që zotërohen nga shteti” (i ndryshuar) dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 546, datë 18.06.2015 “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a.” Instituti i Sigurimeve është shoqëria e parë e sigurimeve në Republikën e Shqipërisë, aksionet e së cilës zotërohen 100% nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Shoqëria ushtron aktivitetin e sigurimeve në fushën e jetës dhe jo jetës. Gjithashtu, shoqëria ushtron aktivitetin e sigurimeve në fushën e jo jetës në Kosovë dhe në Maqedoni”, sqaron MZHT-ja.

Duke shtuar se në komisionin e vlerësimit të ofertave, në përbërje të së cilit ishin dy përfaqësues të MZHETTS, dy përfaqësues të INSIG sh.a dhe tre përfaqësues të Ministrisë së Financave,  u paraqiten gjithsej katër oferta:

  1. Shoqëria Eurosig sh.a.
  2. Bashkimi i operatorëve Recovered Earth Technologies dhe Shyqyri Duraku
  3. Shoqëria Balfin sh.p.k
  4. Bashkimi i operatorëve Kastrati dhe Albsiguracion

“Komisioni i vlerësimit të ofertave, deri më datë 19.03.2016 do të kryejë vlerësimin e ofertave të paraqitura sipas kritereve të përcaktuara nga VKM nr. 546, datë 18.06.2015 “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a.” Në përfundim të vlerësimit, komisioni bën raportin përfundimtar të vlerësimit dhe ia paraqet për miratim procedurën dhe fituesin Këshillit te Ministrave”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

 

SHKARKO APP