INSTAT: Eksportet, rritje në tetor 4.2% në krahasim me shtatorin 2014
Rënie më të madhe vjetore patën eksportet e grupit: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 27,9%. Rritje më të madhe vjetore kanë patur eksportet e grupeve: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 33,7%, “Tekstile dhe këpucë” me 25,3% dhe “Lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 23.7%.
Në muajin tetor 2014, importet e mallrave arritën vlerën 52 miliardë lekë, duke u rritur me 10,5% në krahasim me tetor 2013 dhe 8,9% në krahasim me shtator 2014.
Rritje më të madhe vjetore kanë patur importet e grupeve: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 41,1%, “Produkte kimike dhe plastike” me 15,4% dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 14,9%.
Rënie më të madhe vjetore patën importet e grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 19,4 %.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 20,4 % krahasuar me Tetor 2013 dhe 12,6 % në krahasim me Shtator 2014.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 69,4 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (39,6 %), Greqia (7,3 %), Kina (5,2 %) dhe Turqia (5,0 %).