INSTAT: Ulet inflacioni, 1.4% në muajin tetor

“Rritja vjetore në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0.63 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0.27 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0.18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira ujë lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0.16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0.20 pikë përqindje në ndryshimin vjetor”, sqarojnë gjithashtu ekspertët e INSTAT-it.

Duke shtuar se krahasuar me muajin tetor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 11.2%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7.4%. Brenda këtij grupi çmimi i duhanit u rrit me 12,4 %. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” u rriten respektivisht me 3.8% dhe 2.7%. Çmimet e grupit “Hotele kafene e restorante” u rritën me 1.9%. Çmimet e grupit Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1.6%.

Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 9.2%, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet me 7.3%, nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 2.1% etj. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 7.5%, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 2.7%, “kafe, çaj e kakao”

me 3.4%, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5.7%.

Ndryshimi mujor i indeksit është 0.1%. Krahasuar me muajin shtator 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 9.6% ku mund të veçojmë rritjen e tarifave për studime universitare me 22.2%, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 2.4%. Ulja mujore më e madhe vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.6%.

 

SHKARKO APP