”Institucionet kanë rënë, protesta rruga e vetme”, Boçi tregon të vërtetën për flamurin gjerman në protestë

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se opozita ka mbetur pa alternativa institucionale dhe se protesta është e vetmja mënyrë reagimi ndaj qeverisjes. Për të Parlamenti, drejtësia dhe institucionet kanë rënë.

Duke folur për protestën e fundit, Boçi mohoi akuzat për dhunë nga ana e opozitës dhe fajësoi Policinë e Shtetit për përshkallëzimin e situatës. Ai komentoi edhe polemikat për flamurin gjerman, duke sqaruar se ai ishte mbajtur nga një protestues dhe jo ishte përdhosur, siç u pretendua. Sipas tij, reagimi i Gjermanisë ka qenë një deklaratë diplomatike që ruante balancën dhe dënonte dhunën ndaj individëve.

Boçi theksoi gjatë intervistës për ”News 24”, se mbështetja ndaj Gjermanisë lidhet edhe me qëndrimet e saj për çështje të brendshme në Shqipëri, përfshirë kritikat ndaj qeverisë për ndërhyrje në drejtësi. Ai akuzoi gjithashtu Policinë për përdorim të tepruar force ndaj protestuesve dhe liderëve të opozitës, përfshirë edhe Sali Berisha, duke e cilësuar këtë sjellje si të papranueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë rastin e Belinda Balluku, nuk po trajtohen si duhet, ndërsa pretendoi se ka indicie për korrupsion dhe shpërdorim fondesh që nuk po ndiqen nga drejtësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?