Integrimi në BE, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se procesi i zgjerimit të BE-së po ecën përpara, me fokus të veçantë te Ballkani Perëndimor dhe vendet e Evropës Lindore.

Në një deklaratë të fundit, ajo vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke theksuar se negociatat me Malin e Zi mund të përfundojnë brenda këtij viti, nëse ritmi i reformave ruhet. Sipas saj, procesi mbetet “i bazuar në meritë”, duke nënkuptuar se çdo vend vlerësohet sipas rezultateve konkrete në reforma dhe standarde evropiane.

Von der Leyen gjithashtu u ndal te zhvillimet më të fundit për Ukraina dhe Moldavia, të cilat kanë hapur kapitujt e parë të negociatave të pranimit, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi është se zgjerimi i BE po hyn në një fazë më dinamike, ku vendet që bëjnë reforma të qëndrueshme mund të ecin më shpejt drejt anëtarësimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?