Investimet e huaja, konsujt e nderit angazhim për shtimin e tyre

Nga ana e tyij, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, i pranishëm në këtë tryezë tha se në fjalën e tij se sektori energjetik ka potenciale të mëdha dhe se disiplina financiare dhe likuiditeti në të, garantojnë investimin.

“Mund të kesh kontrata shumë të bukura, njerëzit kanë qenë prezent të fitimit të kontratave të mira në letër, por bëhen të pazbatueshëm në realitet dhe kjo është një kosto jashtëzakonisht e madhe dhe tremb investitorët në të ardhmen. Prandaj fokusin e kemi vënë në disiplina financiare. Të rrisin likuiditetin dhe të krijomë mundësi për të paguar pjesën e kontributit të investimeve të huaja”, deklaroi ministri Gjiknuri.

Ndërsa ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto theksoi në fjalën e tij se, roli i konsujve është i jashtëzakonshëm. Prandaj kërkoi që të tilla tryeza konsujt të organizojnë në vendet e tyre.
“Me konsujt kemi një sfidë të përbashkët që është imazhi i vendit. Ka mungesë dijeje dhe informacioni për zhvillimet në Shqipëri. Të gjithë së bashku mund të sjellim vlerë të shtuar për vendin. Mesazhi është i qartë, në Shqipëri mund të vish dhe të investosh me standarde”, deklaroi Haxhinasto. Sipas tij, ka mundësi shumë të mira për të investuar në të gjitha llojet e transportit, atë rrugor, hekurudhor, ajror e detar.

SHKARKO APP