Iphone vret 24 vjeçaren ruse
Viktima e dytë nga iPhone regjistrohet brenda një muaji në Rusi. 24-vjeçarja Evgjenia Sviridenko humbi jetën pasi karikuesi i iPhone-it të saj u rrëzua, teksa ajo ishte duke bërë një dush.
Shoqja e dhomës tha se e ndjera po shikonte në celular llogarinë e saj në rrejtet sociale, në momentin kur ndodhi aksidenti, transmeton shekulli.
Shoqja e saj Jaroslav Dubinina, 23 vjeç, tha “Vura re që ajo nuk po dilte nga tualeti, kur e thirra ajo nuk u përgjigje, kur më pas gjeta atë në ujë. Pash telefonin që kishte rënë poshtë. Trupi i saj ende po lëvizte nga shoku”.
Policia po heton pse karikuesi nuk u shkëput nga celulari dhe do të zbulojë nëse ishte një produkt i licencuar Apple.
Vdekja Evgenias vjen vetëm disa ditë pasi një 16-vjeçare humbi jetën në Rusi, pasi mori karikuesin e saj në tualet, në kohën që do të bënte dush.