Irena Gjoka caktohet gjyqtare e seancës paraprake të dosjes së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar për të drejtuar seancën paraprake në çështjen penale ndaj Ilir Metës, dosje që kaloi në GJKKO më 29 gusht.

SPAK përfundoi hetimet më 28 korrik dhe më pas ia kaloi gjykatës dosjen për shqyrtim. Çështja përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimet pasurore.

Meta akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi përballet me akuza për korrupsion në dy raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në këtë dosje përfshihet edhe Pirro Xhixho, i dyshuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku akuzohen për pastrim parash. Gjyqtarja Gjoka ka shqyrtuar më parë edhe dosjen “Partizani”, ku dha masa sigurie për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?