Ironia e Gjekmarkajt: Mund të sillni dhe qenin Rex si ministër të Brendshëm

Deputeti i PD-së,Agron Gjekmarkaj ka kërkuar sërish në Konferencën e Kryetarëve ripërtëritjen e seancës për prezantimin e programit të qeverisë dhe votëbesimit të kabinetit.

Gjekmarkaj nuk e ka kursyer as ironinë për Diellën, duke thënë se “mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm që të lehë për 10 minuta.”

“Jeni në revansh. Sot këtu mungon kryetari i grupit të PD-së. Në vend që të krijoni kushte, me urdhra politikë po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin. Ju kryetar u shfaqët si atentator. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës. Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancën e parë. Në seancën e dytë, ku nuk donit të shfaqnit qeverinë provokuat opozitën. Ju kryetar e keni zhbërë parlamentarizmin. Opozita kërkon ripërsëritjen e seancës dhe ju duhet te mblidhni menjëherë këshillin e legjislacionit për mocionin e shkarkimit tuaj. Parlamentarizmi kërkon vetëdije dhe seriozitet. Ju nesër mund të sillni qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm që të lehë për 10 minuta. Te mazhoranca socialiste ekzistojnë sot vetëm 2 liri. Liria për t’u servilosur dhe liria për të shërbyer. Këshillë miqësore, merrni masa se do të ketë pasoja”, tha Gjekmarkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?