Ironizoi Halim Kosovën, Basha: Rama bën fushatë me të pasme

Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në Vaun e Dejës për fushatë elektorale. Ai komentoi  foton që postoi dje kryeministri Edi Rama në Facebook për të ironizuar opozitën, ku protagonist ishte dhe ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Halim Kosova.

” S’ma merrte mendja që do nxirrte edhe prapanicën e elefantit, fushatë me prapanicë, për të deniguruar një legjendë sic është Halim Kosova, por nuk e ka me Halim Kosovën as me elefantin, e ka për të hequr mendjen nga hallet e vërteta,” tha Basha në fushatë.

 

SHKARKO APP