Ironizon Gjergj Luca: Edhe Korfuzi është bosh nga faturat e publikuara në internet
Gjergj Luca i rikthehet sërish denigruesve të plazheve, atyre që baltosin imazhin e Shqipërisë turistike, atyre që nuk reshtin të bëjnë të pamundurën, vetëm e vetëm për të shkatërruar atë që Zoti krijoi dhe njeriu e mrekulloi me investime dhe shërbime. Ndoshta e gjithë kjo që u bë për të fuqizuar turizmin, për të bërë që plazhet shqiptare të futen në axhendat e agjensive turisike të mbarë botës, mund të mos jetë e përsosur, mund të kenë shumë gjëra për të ndryshuar, por kurrsesi nuk e përligj atë që vijojnë të bëjnë denigruesit, ata që vetëm keq dhe për keq mendojnë dhe veprojnë. Por kjo nuk është e vërteta, kjo nuk është mënyra e duhur për të bërë që gjërat të ndryshojnë dhe vlerat e plazheve dhe shërbimeve tona të meritojnë vlerësime dhe konsiderata.
Luca sjell Korfuzin bosh si cinizëm therës, duke ironizuar, se kjo zbrazje e këtij atraksioni kaq të rëndësishëm të Greqisë, ka ardhur si pasojë e postimit të fotove të faturave të shtrenjta nëpër internet.
Korfuzi në këtë video të Lucës vjen si një vendbanim i braktisur, si një realitet fantazën, e ku, në vendin simbol të turizmit helen.