Ish-ambasadori i SHBA-ve në turqi: Erdogani urdhëroi të dhunoheshin protestuesit në SHBA

Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi, Erik Edelman ka kërkuar largimin e ambasadorit në Turqi, pasi sipas tij ai ka një rol të rëndësishëm në dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë vizitës së fundit të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan në SHBA. Ish ambasadori dhe ish zëvendës Sekretari i Mbrotjes, Edelman këto deklarata në ceremoninë e krijimit e CSIS, një shoqatë think-tank me qendër në Uashington. Edelman tha se ka analizuar me kujdes pamjet dhe se ishte i bindur që “urdhri për të dhunuar protestuesit është dhënë nga vetë Presidenti Erdogan”. Edelman tha se mbështet plotësisht deklaratat e senatorin McCain dhe sipas tij, duhet kërkuar largimi i ambasadorit të Turqisë në Uashtinton, Serdar Këllëç, i cili është një nga përgjegjësit kryesorë të dhunës së ushtruar ndaj protestuesve. Ish ambasadori Edelman tha se beson se kjo është e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen e Erdoganit dhe sipas tij ngjarje të tilla nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë.

Edelman: Erdogani po e çon Turqinë drej luftës civile

Ish ambasadori Edelman është mjaft aktiv në politikën amerikane, sidomos çështjet që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe kryesisht me Turqinë. Ai ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Turqi dhe në mënyrë periodike ka botuar një sërë shkrimesh dhe analizash për situatën dhe zhvillimet e brendshme në Turqi. “Ngjarjet dhe zhvillimet e brendshme në Turqi, mund të kenë pasoja serioze dhe rrezikojnë marrëdhëniet Turqi-SHBA. Por, nga ana tjetër këto zhvillime rrezikojnë dhe marrëdhëniet me NATO-n. Kam frikë se Presidenti Erdogan, në të vërtetë po e çon vendin drejt greminës së një lufte civile, e cila do të ketë pasoja katastrofale për vendin. Vendi është polarizuar ndjeshëm dhe rezultatet e referendumit të 16 prillit për ndryshimet kushtetese, ai e shikon si një mundësi për të imponuar planet e tij. Në këndvështrimin tim, ky është një rrezik shumë i madh. Shpresoj që të ketë një moderim sado të vogël, megjithatë nuk jam dhe aq i sigurtë për këtë”, u shpreh ish ambasadori Edelman.

Ndërkohë, duke iu rikthyer dhunës së ushtruar ndaj protestuesve gjatë vizitës së fundit të Erdoganit në Uashington, ish ambasadori Edelman tha se duhet të ketë një reagim në përgjigje të dhunës së ushtruar. “Kjo në fakt është rasti i tretë i dhunës së ushtruar nga rojat e Presidentit Edogan, pas ngjarjeve të Brookings, dhe atyre të ndodhura në funeralin e boksierit të famshëm, Muhamed Aliut dhe tani kjo e fundit”, përfundoi Edelman.

SHKARKO APP