Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim emërohet në krye të kompanisë me të madhe në botë, naftë-gaz, ExxonMobil

Pas një karriere të gjatë në shërbimin diplomatik amerikan të cilës i dha fund disa ditë më parë duke u larguar nga pozicioni që mbante në Departamentin e Shtetit, ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka nisur një kapitull të ri profesional, por këtë herë në sektorin privat, atë të energjisë. Yuri Kim mbetet ambasadorja më e aftë amerikane dhe më autoritare që ka qenë me detyrë në Shqipëri.

Ajo është emëruar në një rol të lartë drejtues në ExxonMobil, kompania më e madhe amerikane në fushën e naftës dhe gazit, dhe një nga korporatat më të fuqishme në rang global.

Me seli në Teksas, ExxonMobil është kompania e shtatë më e madhe për nga të ardhurat në SHBA, dhe e 13-ta më e madhe në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ambasadorja Yuri Kim e ka njoftuar emërimin në pozicionin e ri drejtues në llogarinë e saj në rrjetin social X.

Swiss Digital Mobile Reklama

ExxonMobil ka një shtrirje të gjerë në disa shtete ku ushtron aktivitetin në fushën e gazit natyror.

Çfarë dihet për Exxon Mobil Corporation

Exxon Mobil Corporation është një korporatë amerikane shumëkombëshe e naftës dhe gazit, me seli në Spring, Teksas, një periferi e qytetit Houston. Ajo u themelua si pasardhësja më e madhe direkte e kompanisë Standard Oil të John D. Rockefeller.

Kompania moderne u formua në vitin 1999, pas bashkimit të Exxon dhe Mobil, dy pasardhëse të drejtpërdrejta të Standard Oil, konglomeratit legjendar të themeluar nga John D. Rockefeller në fund të shekullit XIX.

Sot, ExxonMobil operon globalisht në të gjitha segmentet e industrisë së energjisë, përfshirë:

Kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit natyror. Rafinimin dhe shpërndarjen e karburanteve dhe produkteve petrokimike.

Zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme, përfshirë investime në energjinë e pastër dhe kapjen e karbonit.

ExxonMobil është një nga kompanitë më të mëdha në botë për nga të ardhurat, dhe për një periudhë të gjatë ka qenë edhe ndër kompanitë publike më të vlefshme në bursë. Ajo është e pranishme në dhjetëra vende dhe luan një rol të rëndësishëm në tregjet globale të energjisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?