Ish-deputeti Bumçi: Institucionet kanë rënë, qytetarët duhet t’i dalin zot interesit të tyre
Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi thotë se mbijetesa e qeverisë aktuale përballë skandaleve të shumta, është një anomali në krahasim me vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia. Për të një kryeministër në këto vende nuk do të qëndronte në detyrë as edhe një ditë të vetme në rrethana të ngjashme.
“E para është që ftesa për të gjithë qytetarët shqiptarë të dalin të protestojnë masivisht, sepse kjo gjë që po ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër në botë, nuk ndodh në Europë. Nuk ndodh as në republika bananesh afrikane. Që një qeveri të jetë kapur në skandale të panumërta, në skandale të cilat nuk fshihen, nuk ka incenerator Tirana.
Nuk punon asnjë nga tre, Elbasan, Fier, Tiranë. Tiranë nuk ka. Në Elbasan nuk punon. Në Fier, gjithashtu, janë qindra miliona euro. Në Tiranë, qytetarët e Tiranës dhe bizneset paguajnë tarifën e pastrimit sikur digjen plehrat. Nuk ka incenerator. Vijon sikur të jetë gjë normale. AKSHI është një skandal i paprecedent. Nuk ka vend ku mund të gjesh një skandal si AKSHI. Jo vetëm një grup i strukturuar kriminal, për herë të parë ngrihet një akuzë e tillë për, për një institucion shtetëror.
Një vend ku nuk bëhen zgjedhje, se po të bëheshin zgjedhje këta nuk do ishin qeveri dhe nuk do ishin shpenzuar qindra miliona euro. Kur të gjitha institucionet kanë rënë, atëherë qytetarët duhet t’i dalin zot interesit të tyre, mirëqenies familjare, se ato janë lekët e tyre. Nuk ka buxhet shteti, janë taksa që paguajnë qytetarët. Nuk do ekzistonte dot një ditë, një kryeministër në Kosovë dhe Maqedoni, nuk po marr vendet europiane, anëtare të Bashkimit Europian, kemi parë çfarë ndodh në Greqi e në Francë. Po marr Kosovën dhe Maqedoninë. Asnjë kryeministër nuk do mbijetonte një ditë po të dilnin këto skandale që kanë ndodhur në Shqipëri”, u shpreh Bumçi.
KOHA JONË SONDAZH

