Bashkia e Rrogozhinës shkon në zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla është dënuar me 1 vit burg, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Memolla u mor i pandehur nga SPAK më 19 tetor 2023, pas një denoncimi ku gjatë fushatës elektorale urdhëronte punonjësit e OSHEE që të mos i prisnin energjisë elektrike një familjeje që nuk kishte mundësi t’i paguante.

Me vendimin e formës së prerë, Memolla duhet të lërë postin e kryebashkiakut pasi do të vuajë dënimin në burg, ndërsa Bashkia e Rrogozhinës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?