Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta akuzon kryeministrin Rama

Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, ku kërkoi që investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Kosta ka theksuar se kemi një kryeministër që prish, dhunon, minon pasuritë e shqiptarëve dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj që të investojnë në Shqipëri.

‘Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!…dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…’, shkruan Kosta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri : se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri…!

Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!…dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?