Ish gruaja e Elvis Presley tregon për bisedën e fundit me të
Ish gruaja e yllit të njohur Elvis Presley, Priscilla Presley, së fundmi ka treguar rreth bisedës së fundit me Elvis.Ylli ka vdekur nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij më 16 gusht 1977, disa orë përpara se të fillonte turneun e tij. 70 vjeçarja tani ka treguar se ai ishte shumë i gëzuar që do të fillonte turin e ri. “Ne biseduam disa ditë përpara se të vdiste”. “Unë e pyeta nëse ai ishte mirë dhe ai më tregoi që ishte shumë i lumtur që do të fillonte turin e ri”. “Ai e donte shumë punën, por duhet të pranojë që kishte shumë probleme në atë kohë”. “Disa vendime që ai duhej t’i merrte nuk ishin fare të lehta”.
E pyetur nëse e kishte këshilluar që të kujdesej për vete, ajo u shpreh se më të nuk ishte shumë e lehtë. “Ai nuk ishte një njeri të cilit mund t’i thuash që ke nevojë të kujdesesh më shumë për veten”. Ajo pranon që vdekjen e tij nuk mund ta pranonte. “Ishte shkatërruese”. “Dua të them që edhe në këtë ditë është ende vështirë që ta besojë që ai nuk është”. Ajo më pas pranoi që fati i tyre ishte përcaktuar nga fama e madhe që kishte ish burri i saj. Dyshja ishin takuar në vitin 1959 kur Priscilla ishte vetëm 14 vjeçe, kurse Elvis 24 vjeçar. Ata ishin martuar tetë vjetë pasi filluan lidhjen, për tu divorcuar katër vjet përpara se Elvis të vdiste.