Ish-i dashuri dhunon Fjolla Morinën në publik

 

Pak muaj më parë, kopertinat e mediave rozë janë pushtuar nga lajmi se Fjolla Morina kishte gjetur dashurinë në krahët e një biznesmeni nga Kosova, madje se ishte edhe në pritje të fëmijës së tij.

Por, siç duket, gjërat nuk kanë qenë kaq fjollë për Fjollën, e aq më pak janë tani.

Këngëtarja e njohur ka qenë së fundi viktimë e një sherri, pikërisht nga babai i vajzës së saj Alayah.

Burime të “Bluetooth” kanë shpjeguar se ngjarja ka ndodhur në një nga qendrat tregtare më të mëdha në Prishtinë, ku Fjolla së bashku me nënën e saj ishin duke pirë një kafe dhe bashkë me to ishte edhe vogëlushja Alayah.

Por, aty ka mbërritur babai i vajzës, i cili është drejtuar nga këngëtarja dhe e ka dhunuar atë.

Sipas burimeve, Fjolla ka shpëtuar pa lëndime, për shkak se ka reaguar menjëherë dhe është ndihmuar edhe nga persona të pranishëm në lokalin ku ndodhej.

Megjithatë, ajo që e ka bërë edhe më dramatike situatën, ka qenë fakti se gjithçka ka ndodhur në sy të nënës së Fjollës dhe vajzës së mitur.

Burime pranë këngëtares kanë zbuluar se para lindjes, Fjolla nuk ka pasur marrëdhënie shumë të lumtura me Flamurin, dhe mësohet se më herët ai i ka kërkuar këngëtares të ndërpresë shtatzëninë./BW

SHKARKO APP