FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-ministri i PD-së: Ja emrat që duhet të ishin në listë. Do sillnin vota

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka përmendur disa emra që nuk u përfshinë nga Basha në listat e kandidatëve, dhe që sipas tij do t’i sillnin më shumë vota PD-së.

Duke folur për Ylli Rakipin te emisioni “Të Paekspozuarit” në “News24” ai shprehu rezerva për listat e Bashës.

“Lista ishte me mungesa të mëdha dhe të papërligjura. Kur them këtë kam parasysh mungesën e shumë emrave që tërheqin vota. Kam parasysh Topallin, Patozin edhe Bregun.

Kam parasysh edhe disa figura të evidentuara në vitet e fundit. Belind Këlliçi psh, është më i votuari aktualisht në PD dhe ai nuk ka qenë kandidat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, përmend këtu edhe Tomor Alizotin, i cili është kreu i departamentit të ish-të përndjekurve në PD që nuk është. Është pra listë me mungesa të mëdha dhe të pajustifikuara”, tha Mustafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?