Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet me Yllin e Madh të ”Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

Në 100-vjetorin e “Udhrëit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës. Po ashtu, me urdhrin “Ylli i Madh” u dekoruan nga kreu i shtetit edhe kirurgu i shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtari Seit Mansaku.

Në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderbeur”, kryeministri Edi Rama i dorëzoi medalione të këtij urdhri familjarëve të të ndjerëve Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku. Kreu i qeverisë tha se këto 2 personalitete kanë një kontribut të pamohueshëm në rikthimin e vlerës së vërtetë të medaljeve dhe zakoneve të tjera shtetërore.

“Me propozim të Kancelarit do t’u dorëzojmë dy medalje të 100-vjetorit të urdhrit, Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut. Dy burra që nuk janë më, por pasioni dhe dijet e tyre për urdhrat, medaljet dhe zakonet e tjera të shtetit do të kujtohen si matës të integritetit. Sot Republika u shpreh mirënjohjen e saj për të ndjerët”,- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?