Ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në spital

Ish-Presidenti Alfred Moisiu është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi ka probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?