
Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se Partia Progresive Serbe (SNS) mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke e cilësuar të pakuptimtë garën në kushtet aktuale politike.
Në një intervistë për televizionin Informer, nga ambientet e Parlamentit serb, kreu i grupit parlamentar “Serbia Fiton” kritikoi shumicën qeverisëse, duke pretenduar se ajo mund të përfshijë parti të vogla në zgjedhje për t’i dhënë legjitimitet procesit. Ai pranoi se drejtuesit e SNS-së mund të vendosin të marrin pjesë në zgjedhje edhe kundër vullnetit të tij. “Ndoshta Asambleja e partisë sonë do të vendosë që të marrim pjesë, kundër vullnetit tim. Në këto kushte, pjesëmarrja është e pakuptimtë”, u shpreh ai.
Deklaratat vijnë pas humbjes së zgjedhjeve të parakohshme nga SNS përballë Lëvizjes Studentore, rezultat që i dha fund 14 viteve të qeverisjes së Vuçiçit dhe partisë së tij. Zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen në dhjetor, ndërsa data zyrtare e votimit pritet të shpallet deri më 27 nëntor. Pra erdhi dita qe as partia e tij nuk e pyet me! Kur ishte president ishte i plotfuqishem kurse tani qe ka rene nga pushteti as njerezit e tij nuk e pyesin me.
Deklarata e Vuçiçit se SNS mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale tregon se ai po humbet ndikimin që dikur kishte mbi partinë e tij. Kur ishte në pushtet, ai përcaktonte drejtimin politik dhe kërkonte bindje; sot pranon se drejtuesit e SNS-së mund të vendosin ndryshe nga ç’do ai.
Nëse partia zgjedh të hyjë në garë kundër vullnetit të tij, kjo do të ishte shenjë e qartë se autoriteti i tij po zbehet. Humbja e zgjedhjeve të parakohshme pas 14 vitesh në pushtet duket se ka ndryshuar raportet brenda SNS-së: njerëzit që dikur ndiqnin një udhëheqës të plotfuqishëm tani po llogarisin interesat dhe mbijetesën e tyre politike.
