”Ishte përgatitur rrethimi i institucionit”, deputeti i PD tregon pse ndryshoi skenari sot: PS bëri autogol

Një protestë si kurrë më parë, një qëndresë përpara Kuvendit me disa brohorima kur në sallën e senacës plenare, u votua me 82 vota kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetin për Belinda Ballukun. Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni foli për vendimin e mazhorancës për mosheqjen e mandatit të Ballukut dhe për reagimin pasi Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar heqjen e imunitetit për Ballukun.

Ai e konsideroi reagimin dhe sjelljen e opozitës si një veprim të duhur përballë pritshmërive që ajo të reagonte si në rastet e mëparshme, gjë që sipas tij do të legjitimonte kritikat ndaj selisë blu. ”Gjatë gjithë seancës, megjithëse ishte përgatitur mundësia e një provokimi, madje edhe rrethimi i institucionit, ishin marrë masa që seanca të kalonte pa diskutime dhe të shkohej direkt në votim. Partia Demokratike zgjodhi një strategji krejt ndryshe”,-tha Gjoni në ”A2cnn”.

Sipas deputetit, Partia Socialiste bëri një “autogol” duke votuar për mosheqjen e imunitetit të Ballukut. Në lidhje me reagimin e institucioneve ndërkombëtare, Gjoni vlerëson se ato nuk e kanë mirëpritur vendimin e marrë nga mazhoranca për mbrojtjen e ish-zëvendëskryeministres.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Reagimi i parë erdhi nga ambasada e Britanisë së Madhe, por edhe nga reagimi i Gjermanisë, e cila është promotori kryesor në raport me Bashkimin Europian dhe me ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?