Ishulli më i ndotur në botë

Një ishull i pabanuar në Paqësor, mijëra larg nga qytetërimi, është bërë vendi më i ndotur në Tokë pasi miliona plehra plastike ndodhen në brigjet e tij.

Ishulli Henderson, i quajtur Ishulli I Plastikave për shkak të ndotjes së madhe, është 14.5 km2 dhe qytetet më të afërta janë 3000 km larg.

Ai është një vend i shenjtë për shkak se aty gjenden një mori speciesh të rralla dhe të rrezikuara, si  breshkat e gjelbra.

Por aktivitet njerëzore e kanë kthyer atë që duhet të ishte një parajsë, në një vend grumbullimi të mbeturinave.

Ndërsa sipërfaqja është e mbytur me mbeturina plastike, kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi 68% e plastikës janë të varrosura nën rërë, shkruan Daily Mail.

SHKARKO APP