ISIS në Amerikë
Ndërsa luftimi midis Shtetit Islamik dhe forcave aleate kundër tij ndodh në Lindjen e Mesme, një tjetër betejë brutale po zien në Shtetet e Bashkuara se cili po e fiton luftën. Në SHBA këto ditë, të gjitha problemet – çfarëdo dhe kudo – bien shpejt në nofullat e politikave të brendshme të polarizuara të vendit.
Kështu, përpjekja për të frenuar dhe shkatërruar Shtetin Islamik është bërë një referendum tjetër në administrimin e politikës së jashtme amerikane të presidentit Barack Obama. A është ai mjaftueshëm i “ashpër”? Apo, siç preferojnë disa nga kundërshtarët e tij ta kufizojnë çështjen, a e do ai me të vërtetë vendin e tij?
Niveli naiv i debatit të brendshëm nuk duhet të keqkuptohet për seriozitetin e krizës. Për tani, fokusi kryesor i Shtetit Islamik është krijimi i kalifatit të vet të ardhshëm dhe përpjekja e harbuar dhe e përgjakshme për t’i detyruar të gjithë ata që ka nën sundim të jetojnë sipas tij. Por ideologjia e tij sugjeron projekte shumë më ambicioze se kaq, duke filluar me luftë ndaj popullatave shia aty pranë, që, si të pafe, duhet të theren. Nuk ka mëshirë në botëkuptimin e Shtetit Islamik; interpretimi i tij i Kuranit nuk e lejon.
Shteti Islamik mund të mos e arrijë kurrë shtirjen globale që synojnë liderët e tij; në fakt, mund të kontrollojë vetëm tokat djerrë siriane dhe irakiane. Por efekti i tij në botën arabe ka qenë i thellë, veçanërisht mes një gjenerate më të re që ka humbur shpresën dhe respektin për autoritetet fanatike të rajonit. Shumë myslimanë të rinj, përfshirë disa në perëndim, janë ndikuar shumë nga propaganda e shkathët dhe efektive e Shtetit Islamik.
Një shqyrtim i asaj propagande rikthen Mein Kampf e Hitlerit në vitet 1920: një lajmërim i një mori objektivash më ambicioze sesa rrethanat aktuale të grupit do të justifikonin. Përtej nënshtrimit të atyre në kalifat, shfarosjes së shiave dhe fitimit të kontrollit mbi qytetet e shenjta të Islamit në Arabinë Saudite, Shteti Islamik së fundmi përqafon një version apokaliptik, që kuptohet përmes një totalitarizmi fanatik që mishëron shpalljen hyjnore – dhe kështu nuk parashikon as kompromis, as konkurrencë.
Ndërkohë, pas në kryeqytetin e ngrirë të superfuqisë së mbetur të botës, makineria e përpunimit të mishit politik është bërë gati. Drafti i autorizimit të përdorimit të forcës ushtarake (AUMF) të Obamës – në thelb një rifreskim ligjor i AUMF së fundit në 2002 – është kthyer në një mundësi tjetër për të shfaqur përçarje në përballjen e krizës. Kundërshtarët e Obamës janë argëtuar duke marrë veçmas termat e projekt-rezolutës në një përpjekje tjetër për të diskredituar administratën e tij.
Qëndisja e një projekt-rezolute, mund të argumentohet, është arsyeja përse legjislatorët paguhen. Por veprimet nga disa në Kongres shkojnë përtej shfaqjes së zellit të detyrës së kërkuar. Duket se ata janë dukshëm më të shqetësuar për Obamën sesa rreth Shtetit Islamik.
Obama ia ka dalë, disi me sukses, të kontrollojë një koalicion shumëkombësh për t’u përballur me Shtetin Islamik; më e rëndësishmja, ai ka detyruar bashkëpunim midis vendeve në rajon që, të frikësuar për të folur dhe vepruar qartazi, kishin shpresuar se futja e kokave në rërë do ta largonte kërcënimin. Për t’i mbajtur në bord këto vende, ai është lodhur për të treguar se ekstremizmi është një shqetësim universal që e kapërcen botën myslimane.
Por përpjekja e Obamës për të universalizuar problemin e ekstremizmit e ka ekspozuar atë ndaj akuzës së relativizmit të Shtetit Islamik – dhe kështu shpërfilljes së natyrës së tij – duke pretenduar një ekuivalencë morali midis tij dhe ekstremizmit politik gjetkë në botë, përfshirë në SHBA. Kjo ka bërë që kritikët e tij të vënë në pyetje patriotizmin e tij, një kundravajtje kryesore politike në shumë shtete, dhe askund më tepër sesa në Amerikë.
Duke marrë parasysh se Obama do ta lërë zyrën në më pak se dy vite, droni i kritikave të pafund është i tepruar. Gjithashtu është i rrezikshëm. Për pjesën tjetër të botës dhe për Shtetin Islamik, krijon përshtypjen se Amerika është e dobët, e përçarë dhe e pazonja për të drejtuar. Për këtë, faji nuk bie mbi presidentin, por mbi të gjithë sistemin politik amerikan dhe mundësuesit mediatikë.
Dikur ishte qëndrimi si fuqi ekonomike e Amerikës, ajo që bota vinte në pyetje. Mbi të gjitha, ishte SHBA-ja që hyri e para në terra incognita (tokën e pashkelur) të periudhës pas-industriale, në të cilën të mirat e prodhuara ishin prodhuar në gjithnjë e më shumë gjetkë, ndërsa punësimi dhe rritja u zhvendos në shërbimet financiare dhe ato profesionale të tjera.
Por tani bota shqetësohet – me justifikim të konsiderueshëm – rreth sistemit politik amerikan. Atmosfera është bërë aq e përçarë saqë Kongresi, duket se nuk mund të sigurojë as financimin e vazhdueshëm të Departamentit të Sigurisë së Atdheut, jo më të aprovojë një AUMF.
SHBA-ja mburret për diversitetin e saj dhe për fuqinë që ka derivuar prej tij. Sot, megjithatë, diversiteti nuk sjell më bashkim – pluribus unum-in që i bëjnë lavde monedhat dhe kartëmonedhat e Amerikës. Nëse kjo nuk ndryshon, SHBA-së do t’i mungojë fuqia e duhur për të dominuar mbi kërcënimet teke si Shteti Islamik.
Project Syndicate-BIRN