Islami: Do të çuditeni kur Rama të rrëzohet si “koqe fiku”
Nga Kastriot Islami.
Dje ka treguar se po lekundet para rrezimit/largimit….
****
Mediat servile, klienteliste dhe mjerane te Rames po japin kontributin e tyre maksimal per ta nxjerre ate ashtu sic eshte, “lakuriq” duke i hequr edhe gjethen e fikut…! Shefit te tyre! Ne realitet nuk kane rruge tjeter…tatepjeta eshte nje drejtimeshe dhe pa kthim…Sot, me “mburrje”, keto media kishin pasqyruar budallalleqet, batutat me fjalor rrugesh dhe sjelljet e xhestet prej te paekulibruari te financuesit te tyre…gjithe marrezite nga kuvendi deri te opinioni…
****
Kjo duhet pershendetur e duhet nxitur si nje veprim qe nuk po e ben vetem opozita por akoma me mire po e ben vete media e tij. Keshtu perfaqesuesit e maxhorances qe lexojne e degjojne me uri cfare u “lideri global”, kane mundesi te shikojne e degjojne direkt ne median e tyre te “aleances se qelbesirave”, lideri e tyre, “lakuriq” dhe te vertete sic eshte, me eren e rende ashtu sic dine mediat e kesaj aleance tja paraqesin dhe me shijet e tyre. Pavaresisht se tani per tani media servile jua jep si ushqim per ti qetesuar, ne fakt ajo eshte “tagjia” me e pershtatshme ne formen e “shakave te kripura te kaporalit”…
****
Nuk eshte me sekret qe si nga aleati i tij dikur, ashtu edhe nga te tjere vazhdimisht ai “akuzohet” per perdorim te narkotikeve… prandaj opozita insiston ne testin e droges…Kjo shpjegon perse ai ka shume frike te pranoje testin e droges te futet ne ligjin e dekriminalizimit…Por vete paraqitja e tij, perdorimi i nje fjalorit atipik ne kuvend, xhestet e cuditshme, levizjet e pakontrolluara, kruarjet e kokes e te shtylles kurrizore, ecjet e pasigurta, reagimet e shperthimet nga vendi…mjaftojne per te “firmosur” si “pozitv” formularin me akuzat e kundershtarit te djeshem dhe “aleatit-armik” te sotem…
****
Kjo sjellje tregon lodhje, tregon se po i sosen fuqite, tregon se 15 vjet ne pushtet e kane “ngopur” dhe nuk mban me, nuk i mbajne nervat, prandaj mesa duket nuk qendron ashtu sic duhet ne detyre por mesa kuptohet i duhen stimulues… Meta e ka lene dhe nuk e stimulon me, madje e ligeshton…
****
Eshte tmerresisht rende..Por s’duhet te bazohet veprimi opozitar tek marrezite e mediokriteti i tij, deshtimet dhe skandalet e tij, te sindromat dhe veset e tij… Koha per ta larguar po afrohet me shpejtesi dhe te gjithe do te cuditen kur ai te rrezohet si “koqe fiku”…Keshtu ndodh me te gjithe keta…Duket sikur jane te forte e te palekundur dhe ne momentin qe te gjithe ju duket se jane me te forte se kurre por te gjithe dyshojne ne dobesine e tij, ata bejne nje marrezi apo reagojne ne nje menyre idiote dhe rrezohen nga reagimi ndaj marrezise se tyre… Rrezohen per te mos u ngritur…
Mediat e tij servile po ndihmojne shume per kete gje… Une e kam para direkt kete lloj “filmi” per nje kohe te gjate, ne nje vend tjeter, me nje personazh shume te ngjashem, para, gjate dhe pas renies…
Duhet te pergatitemi per te nesermen…