Iu publikua videoja nudo, gazetarja dëmshpërblehet me 55 milionë dollarë

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që Erin Andrews, do të shpërblehet me 55 milionë dollarë. Rreth 2 javë më parë gazetarja u filmua nudo në një dhomë hoteli, pamjet të cilat u publikuan në internet.

Sipas medieve vendase, 37-vjeçarja në gjykatë i kishte kërkuar Michael Barrett, i cili në mënyrë të paligjshme dhe të fshehtë kishte filmuar gazetaren nudo dhe pronarit të hotelit, “Marriott” në Nashville shpërblim 75 milionë dollarë.

Por, gjykata vendosi që të dy si Barrett dhe pronari i hotelit duhet të paguajnë 55 milionë dollarë gazetares. Gjithashtu, përveç shpërblimit që duhet të paguajë, gjykata për Michael Barrett vendosi masën e dënimit me burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?